Shprehja “të tradhëtojnë sytë”, një mit

12/07/2012 00:00

Për dekada me radhë, studiuesit besonin se mënyra se si i lëvizim sytë
tregon kur jemi duke thënë një gënjeshtër apo një të vërtetë. Sipas
psikologëve, kur i hedhim sytë në të majtë tregon ndershmëri, ndërsa kur
i hedhim në të djathtë është shenjë e gënjeshtrës.

Por sipas studimeve më të fundit, në fakt, nuk ekziston kurrfarë lidhjeje mes artikulimit të një gënjeshtre dhe lëvizjes së syve. Shkencëtarët filmuan lëvizjet e syve të një grupi vullnetarësh të përfshirë në një eksperiment ndërsa ata ishin duke thënë gjëra të vërteta dhe gënjeshtra.

Një grup i dytë vullnetarësh u vunë që të shohin filmimet e përfituara nga grupi i parë dhe të dallonin, në varësi të lëvizjes së syve, nëse personi po thoshte një gënjeshtër apo një të vërtetë. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të thoshte se kush po thoshte të vërtetën dhe kush po gënjente.

Sipas profesor Richard Wiseman, nga Universiteti i Hertfordshire, i cili ka drejtuar studimin, rezultati i studimit të parë tregoi se nuk ekziston një lidhje reale mes lëvizjes së syve dhe thënies së një gënjeshtre. Në një nivel më të lartë të studimit u morën në shqyrtim video nga konferenca të rëndësishme për shtyp ku njerëz të ndryshëm bëjnë thirrje për ndihmë në gjetjen e të afërmve të tyre e humbur ose pretendojnë se kanë qenë viktima të një krimi.

Edhe në këtë rast, një pjesë e tyre janë duke thënë të vërtetën dhe një pjesë duke gënjyer, por sërish nuk ka evidenca të një korrelacioni mes thënies së një gënjeshtre dhe lëvizjes së syve.

Kështu pra, thënia e famshme: “të tradhëtojnë sytë”…ngelet vetëm një mit.

Top Channel