Francë, gruaja lind pak minuta pas martesës

09/07/2012 17:45

Komuna e Jallais në Francë përjetoi një ngjarje shumë të pazakontë të shtunën, kur një grua lindi fëmijën e saj pak minuta pas martesës zyrtare në Bashki.

“U habitëm të gjithë. E pamë që nusja ishte pak e lodhur dhe e stresuar, por menduam se e kishte nga emocionet e martesës. Për këtë arsye unë lexova shumë shpejt”, shprehet për AFP-në kryetari i Bashkisë së Jallais, Jean-Robert Gachet.

Pasi thanë “po”, burri dhe gruaja iu drejtuan shkallëve të Bashkisë për foton tradicionale, por në atë moment nusja nuk u ndje mirë.

Ajo u fut në një nga zyrat e Bashkisë ku lindi fëmijën e saj.

“U emocionuam të gjithë kur dëgjuam të qarat e foshnjes”, shton Gachet.

Top Channel