Filmimi i sipërfaqes së Marsit

09/07/2012 18:40

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA publikoi një filmim të planetit Mars të realizuar nëpërmjet montimit të 817 imazheve të marra nga fotokamera e sondës “Opportunity”.

Imazhet janë marrë në një hark kohor prej 4 muajsh dhe me rezolucionin më të lartë të mundshëm. Në filmimin e përpunuar nga specialistët e agjencisë amerikane të hapësirës, duken qartë gjurmët e lënë në planet të robotit të NASA-s dhe pjesërisht panelet diellore që shfrytëzohen për furnizimin me energji të tij.

Këto janë imazhet e radhës që NASA sjell nga planeti i kuq duke venitur sadopak kureshtjen e të gjithëve për sipërfaqen e tij.

Në një filmim të publikuar pak kohë më parë e të realizuar në të njëjtën mënyrë si ky, NASA solli në Tokë pamjet e perëndimit të diellit në Mars.

Top Channel