Edhe “Amazon” mendon për një smartphone

09/07/2012 00:00

Pas njoftimit për platformat mini iPad, nga Bloomberg ka ardhur një
tjetër lajm i pakonfirmuar për botën e elektronikës që nuk njeh kufij.

Kështu, sipas njoftimit, edhe “Amazon” ka në plan të prodhojë një smartphone, duke zgjeruar kështu konkurrencën me kolosët e tjerë si “Apple”, “Microsoft” dhe “Google”, që me Nexus 7 kanë hyrë në konkurrencë me platformën Kindle Fire.

Sipas burimit, për prodhimin e këtij produkti po punon ndërmarrja kineze “Foxconn”, e punësuar më parë nga “Apple” dhe “Microsoft”.

Gjithashtu, shton agjencia amerikane e lajmeve, “Amazon” është hedhur në kundërsulm edhe përsa i përket hartave, duke blerë asetet e Upnext, e specializuar në harta 3D.

Top Channel