Jordani, politikani nxjerr pistoletën në emision TV

08/07/2012 09:55

Një debat i drejtpërdrejtë televiziv mes dy kundërshtarëve politikë jordanezë ka degjeneruar në një sherr ku nuk mungoi as pistoleta.

Mohammad Shawabka fillimisht e goditi me këpucë rivalin e tij të ftuar në studio, aktivistin politik Mansour Sayf al-Din Murad, e më pas nxorri pistoletën.

Incidenti ndodhi pasi Murad e akuzoi Shawabka-n se ishte një agjent i shërbimit sekret izraelit. Pasi e godet me këpucë (një veprim shumë ofendues në kulturën arabe), Shawabka nxjerr edhe një pistoletë të vogël.


Murad nuk trembet dhe vazhdon të shajë e t’i drejtohet armëmbajtësit, i cili shihet në video duke e futur sërish në xhepin e xhaketës pistoletën.

Si përfundim, askush nuk u lëndua fatmirësisht. Nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA