Referendum për mjete mbrojtëse në pornografi

06/07/2012 18:20

Përveç zgjedhjes së presidentit, votuesit amerikanë në kontenë Los Anxheles do të votojnë edhe në një referendum të rrallë.

Aktivistë dhe shoqata të luftës kundër AIDS-it siguruan 360 mijë firma, aq sa është e nevojshme në këtë konte për të mbajtur një referendum, cka u jep atyre të drejtë të kërkojnë miratimin ose rrëzimin popullor të kërkesës për të detyruar aktorët e filmave pornografikë të përdorin mjete mbrojtëse gjatë xhirimeve të filmave me dritë të kuqe.

Shoqatat dhe aktivistët e lëvizjeve kundër përhapjes së virusit HIV/AIDS fajësojnë industrinë e prodhimit të filmave pornografikë si një ndër shkaktaret e përhapjes së këtij virusi dhe pretendojnë se detyrimi i përdorimit të mjeteve mbrojtëse nga aktorët e filmave me drita të kuqe do të ndihmonte në sensibilizimin e opinionit për t’u mbrojtur jo vetëm nga HIV/AIDS, por edhe nga shumë sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.

Referendumi do të mbahet më 6 nëntor, pikërisht në ditën kur e gjithë Amerika do të votojë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Top Channel