Keku më i shtrenjtë në botë

06/07/2012 14:40

Duke u nisur nga emri “Feniksi i artë” kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një kek të thjeshtë, por me kekun më të shtrenjtë në botë.

Ëmbëlsira kushton më shumë se 700 euro dhe shitet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Arsyeja e këtij çmimi është se keku është i bërë me çokollatën më të mirë që mund të gjendet në botë dhe është i mbështjellë me flori.

Përbërës të tjerë janë kakao Amedei Porcelena nga Italia, vanilja me cilësi të lartë nga Uganda dhe aroma e mrekullueshme e luleve Doves nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky është një prodhim i Shafeena Yusuff Ali, e cila ka kaluar disa javë për ta përgatitur këtë kek të rrallë.

Por, në Twitter ka pasur shumë komente negative duke e cilësuar krijimin e saj si “pa kuptim dhe të shëmtuar”.

Top Channel