Frigoriferi plot me birra boshatiset për 3 minuta

06/07/2012 10:25

Mbase kjo që do të shihni është zbrazja më e shpejtë e një frigoriferi plot me birra. Një video që po bën xhiron e botës tregon gazetarët sportivë në Ukrainë dhe Poloni duke shuar etjen gjatë ndeshjeve të EURO 2012.

Birrat për punonjësit e medias ishin falas para/gjatë/pas ndeshjeve të futbollit. Videoja nis me një anëtar të stafit që zhbllokon derën e frigoriferit para se përmbajtja e tij të “zhduket” brenda tre minutash nga gazetarët e akredituar në kampionatin europian të futbollit.

Në video dëgjohet zëri i personit që hap derën e frigoriferit duke thënë: “Merrni nga dy shishe e pastaj kthehuni përsëri për të tjera”, por askush nuk ia vë veshin sepse 2 janë pak kur bëhet fjalë për birra falas.

Një gazetar i pafat që nuk po shtynte sa duhej, por priti radhën e tij, pa se kur erdhi momenti i shumëpritur nuk kishte ngelur më asnjë birrë. Atëherë provon derën e frigoriferit tjetër, por ajo ishte e mbyllur.

Top Channel