Not me peshkaqenët… diktuar nga prindërit

05/07/2012 11:55

Amerikanët David dhe Elana Barnes u vendosën nën akuzë dhe u cilesuan si të papërgjegjshëm nga qindra mijëra përdorues të “You Tube”, ku ata ngarkuan një video që shfaqte vajzën e tyre 5-vjeçare duke notuar midis peshkaqenëve.

Sipas shpjegimit të prindërve, ata lanë të miturën Anaia që të notonte në ujrat e rrezikshëm gjatë pushimeve të tyre në Bahamas pasi “jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke u mërzitur”.

Midis komenteve të shumta, ndërsa disa i vlerësonin prindërit për shpirtin e tyre të aventurës, një shumicë dërrmuese akuzoi ata si tërësisht të papërgjegjshëm, duke i kërkuar autoriteteve që t’i hiqnin fëmijën nga kujdestaria përpara se të ishte vonë.

Fama e papritur e fituar nga çifti Barnes bëri që ata t’u përgjigjeshin kritikave të publikut në “Good Morning America”, të ditës së mërkurë.

Për fat të mirë, 5-vjeçarja doli e pacënuar nga kjo aventurë që prindërit e saj i ofruan.

Peshkaqenët përkrah të cilëve ajo notoi, në total pesë, ishin të një lloj race jo shumë agresive, ndonëse kjo nuk i bën ata tërësisht të sigurt për t’u qëndruar pranë.

Top Channel