Në luftë komandat do t’i japin femrat

05/07/2012 12:35

Janë disa situata në jetë, në të cilat një femër është me të vërtetë e nevojshme dhe në Britaninë e Madhe, kanë arritur në përfundimin se ajo duhet më shumë se kurrë kur drejtohesh për në luftë.

Disa studime psikologjike sollën një ndryshim të rëndësishëm në avionët ushtarakë, komandat zanore të automatizuara të të cilëve tashmë do të shqiptohet nga një zë femëror.

Në një gjuajtës, janë disa dhjetëra sinjale zanore, të cilat paralajmërojnë për situata të ndryshme.

Megjithatë, studimet kanë treguar se një situatë stresuese siç mund të jetë ajo gjatë një lufte, një zë mashkullor urdhërues mund të kontribuojë për rritjen e mëtejshme të stresit dhe presionit, duke e bërë edhe më të ndërlikuar situatën.

Ndërkohë, e kundërta ndodh kur piloti dëgjon një zë femëror, që nga studimet duket se sjell çtensionim dhe kjo risi do të futet në modelet e ardhshme të ndërtuara për “Royal Air Force”.

Megjithatë, modelet e gjuajtësve “Typhoon” me zë mashkullorë do të vazhdojnë të prodhohen në masë, pasi ky është një kusht nga shumë blerës të huaj, sidomos ata arabë dhe aziatikë, ku nuk është pjesë e kulturës që të marrësh urdhëra nga një femër.

Top Channel