“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Një ngjarje e rrallë në një transmetim të drejtëpërdrejtë në televizion vendosi nën akuzë një deputete australiane, kur kolegut të saj në panel i ra të fikët dhe ajo nuk bëri asgjë për ta ndihmuar.
Emisioni politik vendoste në qendër të debatit vendimin për vendosjen e një takse të re për emetimin e karbonit në vend.
Simon Sheikh, udhëheqës i një shoqate ekologjiste, ishte vendosur në cepin e majtë të panelit, kur papritmas përjetoi një problem dhe për disa sekonda u bllokua.
Më pas, i pafuqishëm, ekologjisti u përplas mbi tavolinën e emisionit me ballë.

Deputetja liberale, personi më i afërt i ndodhur në panel, thjesht e injoroi ngjarjen, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë dhe ndonëse ishte e vetëdijshme për gjithçka që po ndodhte, vazhdoi debatit në lidhje me taksën e karbonit.
Ekologjisti Sheikh, për fat të mirë u rikthye i vetëdijshëm dhe ishte në gjendje të vazhdonte debatin, pas ndihmës që i erdhi vetëm nga kameramanët.
Top Channel