Mendohej se në të do të strehoheshin 500 mijë njerëz, por një video tregon se një qytet i ndërtuar nga kinezët në Angola mund të kthehet në të parin qytet-fantazëm në kontinentin afrikan.

I ndërtuar në periferi të kryeqytetit Luanda, Nova Cidade de Kilamba ka 750 godina, 12 shkolla dhe më shumë se 100 dyqane, por pothuajse asnjë banor sepse shumica nuk mund të përballojnë një çmim prej 100 mijë eurosh për blerjen e apartamenteve.

Kjo gjë ka bërë që të lindë frika se projekti kinez prej rreth 2.5 miliardë eurosh do të braktiset në vitet në vazhdim sepse banorët përreth fitojnë një mesatare prej 2 eurosh në ditë dhe nuk mund të shijojnë godinat e reja dhe komode.

Paulo Cascao, menaxheri i përgjithshëm i projektit thekson për BBC: “Cmimet janë të drejta duke marrë parasysh cilësinë dhe kushtet që ofrojnë apartamentet dhe vetë qyteti. Një pjesë e godinave do të jepen me qira me çmime të arsyeshme.”

Ky qytet është ndërtuar nga China International Trust and Investment Corporation në këmbim të naftës.

Top Channel