Adoleshentët dërgojnë fotot e tyre nudo në celular

03/07/2012 11:20

Adoleshentët i dërgojnë njëri-tjetrit foto nudo më shumë se sa mendohej. Një studim në shkollat amerikane doli në përfundimin se 1/3 e të rinjve kanë dërguar të paktën një herë në jetë foto nudo me anë të celularit tek dikush tjetër.

Gjithashtu adoleshentët që praktikojnë atë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës quhet “sexting” (sexting-dërgimi i mesazheve me përmbajtje seksuale ose fotografive erotike nëpërmjet celularëve) janë më të predispozuar për të kryer marrëdhënie seksuale në moshë të vogël.

Këto përfundime janë në kontrast të plotë me studimet e mëparshme që thonin se vetëm 1% e adoleshentëve kanë dërguar tek të tjerët foto nudo të tyret.

Sipas studimit, pothuajse të gjitha vajzave i është kërkuar të paktën një herë dërgimi i një fotoje nudo në celular, ndërsa përsa i përket djemve, vetëm gjysmës së tyre i është bërë një kërkesë e tillë.

Top Channel