Fitorja e europianit do të kishte qenë qershia mbi tortë për Mario Balotellin, i cili pas fitores së kampionatit anglez me Manchester City-n dhe arritjes në finale të Euro2012, tashmë do të bëhet edhe baba.

Ka qenë vetë e dashura e tij Raffaella Fico e cila në një intervistë për revistën “Chi” ka rrëfyer gjithcka duke treguar edhe barkun e fryrë.

“I telefonova Marios gjatë kohës që ishte me kombëtaren në Poloni, një ditë para ndeshjes me Gjermaninë dhe i thashë: e mban mend ëndrrën tonë pë t’u bërë prindër? Ajo ëndërr u bë realitet, pres në fëmijë, fëmijën tënd!”, tregon Fico.

E dashura e SuperMarios thotë se ai u gëzua shumë dhe në ndeshjen kundër Gjermanisë kishte motivimin e duhur, ndaj shënoi 2 gola.

Lidhja Balotelli-Fico është karakterizuar nga zënkat në cift për shkak të tradhëtive të Marios, që shpesh herë bëheshin publike në media. Megjithatë, bukuroshja italiane pohon se Mario asnjëherë nuk ka reshtur së dashuruari atë.

Top Channel