Arsye fetare pas ndarjes Cruise-Holmes

02/07/2012 16:50

Detaje të reja nga ndarja e Tom Cruise dhe Katie Holmes zbulojnë se në thelb të mosmarrëveshjes së tyre qëndronte edukimi fetar për të bijën.

Sipas një reviste rozë në SHBA, Tom Cruise kishte si qëllim që të dërgonte vajzën për edukim jashtë vendit, në “Organizatën e Detit”, krijuar nga themeluesi i kultit të shëntologjisë, në vitin 1968.

Organizata në fjalë është predikuesja më e lartë e shëntologjisë, besimit që Tom Cruise i përket dhe fëmijët mund të dërgohet të jetojnë atje pa prindërit e tyre, që pas moshës 5-vjeçare.

Katie Holmes duket se i është kundërvënë ashpër planeve të bashkëshortit të saj për edukimin e vajzës së tyre Suri dhe ky kundërshtim solli edhe vendimin për t’u divorcuar.

Kushtet në të cilat mësohen fëmijët në kampin e famshëm të shëntologjisë janë kritikuar ashpër në të shkuarë, ndërsa ish-shëntologu Paul Haggis, fituesi i çmimit “Oscar” i rritur në këtë kamp, ka kritikuar rregullat e forta dhe disiplinën e ngjashme me atë të një kazerme ushtarake.

Cruise dhe Holmes u martuan në vitin 2005 dhe Katie nisi të praktikonte edhe ajo besimin e aktorit të famshëm hollivudian, por duket se ajo nuk u shndërrua kurrë në një besimtare të vendosur, ashtu si Cruise.

Top Channel