Zjarr në hotel, Rihanna evakuohet

29/06/2012 14:05

Rihanna është evakuuar mëngjesin e së premtes së bashku me 300 persona të tjerë nga hoteli Corinta i Londrës pasi një nga ashensorët e godinës mori flakë.

Sipas ‘The Sun’, menjëherë sapo u ndez alarmi, këngëtarja mori xhevahirët e saj dhe u largua me taksi për të vizituar vendet më tërheqëse të kryeqytetit anglez.

Nga ky incident fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe 24-vjeçarja u kthye më vonë në dhomën e saj të hotelit. Sigurisht që Rihanna njoftoi fansat e saj në Twitter për zjarrin dhe postoi një foto brenda taksisë duke u larguar nga hoteli.

Rihanna ndodhet në Londër duke punuar për albumin e saj më të ri ‘Talk, Talk, Talk.”

Top Channel