Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka nisur fushatën e saj sensibilizuese në ndihmë të të gjithë të pastrehëve.

E për një natë, Dukesha do të jetë vetë e tillë, pa çati. Ky është vendimi i marrë prej saj për të sensibilizuar të gjithë personat dhe shoqatat në ndihmë të të pastrehëve.

Të pastrehët janë një problem gjithnjë e në rritje në Angli, sidomos në kryeqytetin Londër ku qindra-mijëra persona rezultojnë të pastrehë. Numri sa vjen e rritet në këto kohë ku politikat sociale dhe fondet për to janë reduktuar nga autoritetet për shkak të krizës financiare.

Për t’iu ardhur në ndihmë kësaj shtrese shoqërore, Kate nisi fushatën “Sleep Out” (Të Flësh Jashtë) në gjurmët e bashkëshortit të saj, princit William i cili në dhjetor të 2009-ës kreu të njëjtën gjë duke fjetur poshtë urës Blacfriars bashkë me drejtorin e fondacionit bamirës Centrepoint, fondacion i ngritur nga vetë princi i kurorës britanike.

Top Channel