Kalorësja e mahnitshme Miranda Kerr

29/06/2012 10:25

Miranda Kerr shfaqet si një kalorëse e vërtetë në një set fotografik për revistën ‘Harper’s Bazaar’.

Modelja australiane pozon me veshje hipizmi, por që janë shumë më seksi se ato të zakonshmet.

Fotot janë realizuar nga Giampaolo Sgura.

Në intervistën që shoqëron setin, Kerr, bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom, flet për eksperiencën e saj si nënë: “Më pëlqen kur dita nis me zërin e djalit. Më pas e marrim në shtratin tonë dhe luajmë me të.”

Gjithashtu 29-vjeçarja thekson se në të ardhmen mund të zgjerojë familjen me fëmijë të tjerë: “Mendoj se do të kem fëmijë të tjerë. Fëmijët janë një eksperiencë e mrekullueshme dhe lidhja me ta është e pabesueshme.”

Top Channel