Eva Longoria ndahet sërish nga Eduardo Cruz

29/06/2012 12:20

Eva Longoria është ndarë nga Eduardo Cruz për herë të dytë. Një nga protagonistet e serialit Shtëpiake të Dëshpëruara ishte e lidhur prej 16 muajsh me vëllanë e vogël të Penelope Cruz dhe duket se historisë së tyre të dashurisë i ka ardhur fundi.

Vetëm para disa javësh dukej se gjithçka shkonte mirë mes çiftit. Longoria dhe Cruz bënë disa ditë pushime në Sivilje të Spanjës pas ndarjes së pare në muajin mars.

Përsa i përket karrierës, Longoria ka theksuar disa ditë më parë se do të nisë një aventurë të re tashmë që serialit Shtëpiake të Dëshpëruara i erdhi fundi.

“Kur xhiruam serinë e fundit isha e hidhëruar sepse më dukej sikur po braktisja një familje ku kisha jetuar prej 8 vitesh. E kam të vështirë të pranoj që nuk do të interpretoj më Gabby-n, por nga ana tjetër jam e emocionuar që do të hap një faqe të re të karrierës sime. Seriali nuk të linte kohë të bëje filma të tjerë dhe ishe e “burgosur” në Los Angeles. Tani më në fund jam e lirë për eksperienca të reja”, theksonte Eva.

Top Channel