Gisele Bundschen pret fëmijë

28/06/2012 12:10

Në setin fotografik për versionin brazilian të revistës ‘Vogue’ Gisele Bundschen e ka barkun e mbuluar në të gjitha shkrepjet dhe kjo gjë ka bërë që të lindin spekullimet se modelja e famshme po pret një fëmijë.

Edhe pse nuk ka ardhur ende konfirmimi i lajmit me shumë mundësi Gisele po pret fëmijën e saj të dytë.

Një burim tha për ‘Us Weekly’: “Gisele është tre muajshe shtatzënë.”

31-vjeçarja ka qenë për 5 vite e lidhur me Leonardo Di Caprio, ndërsa tani është e martuar me lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady, me të cilin ka një djalë 2-vjeçar me emrin Benjamin.

Top Channel