Bëmë mama të të ngjaj!

28/06/2012 09:30

Është vetëm 15 vjeç, por vajza e Madonna ka genet e divës së muzikës botërore.

Adoleshentja Lourdes Leon është fotografuar me reçipetat konike të famshme që Madonna përdor në çdo koncert.

Fotoja është publikuar në Twitter të mërkurën dhe disa momente më pas Madonna u ngjit në skenë me po këto reçipeta për koncertin e saj të radhës, pjesë e turit MDNA.

Madonna aktualisht ndodhet në Europë me turin që ka nisur muajin e kaluar në Izrael.

Ky është turi i nëntë botëror i Madonna-s. Të fundit e realizoi në vitin 2008.

Top Channel