Sharon Stone në versionin origjinal

27/06/2012 14:20

Sharon Stone është një yll Hollivudi që zakonisht duket shumë më e re se mosha e saj në shfaqjet publike e për këtë arsye të bën përshtypje kur shikon fotot e aktores pa tualet.

54-vjeçarja u fotografua në një restorant të Los Angeles duke ngrënë me dy mikesha e veshur shumë thjeshtë, pa tualet dhe me flokët e lëshuara, “përbërës” që tregonin moshën e vërtetë të saj.

Sharon Stone gjatë këtij viti do të ketë punë me promovimin e tre filmave që do të shfaqen për herë të parë. Ajo interpreton rolin e Afërditës në filmin ‘Gods Behaving Badly’, ku interrpetojnë edhe Christopher Walken, Alicia Silverstone dhe Edie Falco.

Gjithashtu Sharon interpreton në filmin dramë ‘The Mule’ së bashku me Billy Zane. Filmi i tretë ku interpreton protagonistja e ‘Basic Instinct’ dhe që pritet të shfaqet këtë vit është ‘Lovelace’, biografia e aktores porno Linda Lovelace.

Projekti i ardhshëm i 54-vjeçares është filmi ‘Attachment’ sipas mediave amerikane.

Top Channel