Lopilato, e mrekullueshme në reklamën e re

27/06/2012 09:05

Firma e të brendshmeve Ultimo publikoi ditën e martë një set fotosh me protagoniste modelen Luisana Lopilato.

Argjentinasja, bashkëshorte e këngëtarit Michael Buble dhe aktore e famshme në vendlindje, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Ultimo në tetor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë shitjet janë rritur me 37% për markën.

Reklama më e re është për reçipetat me diamantë.

Luisana Lopilato, 24 vjeç, ka më shumë se 1 milion ndjekës në Twitter dhe duke parë fotot kuptohet lehtë pse.

Top Channel