Jeta e Cher, muzikal në Broadway

27/06/2012 13:55

Cher do ta shndërrojë jetën e saj në një muzikal në Broadway. Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë gjë në Twitter.

“Producentët po shkruajnë tani një muzikal mbi jetën time. Muzikali do të ndërtohet me këngët e mia”, shkroi diva 66-vjeçare, e cila shtoi se edhe ajo po ndihmon me skenarin.

“Edhe unë do të shkruaj sepse askush më mirë se mua nuk e njeh jetën time dhe ngjarjet që më kanë ndodhur”, shtoi këngëtarja.

Muzikali do të tregojë jetën e Cher në tre faza: e para do të përshkruajë vitet e para në botën e muzikës me Sonny Bono, bashkëshortin e saj të parë; e dyta do të prezantojë artisten të vetme pas divorcit gjatë turit të koncerteve ‘Believe’ në vitin 1999; e treta dhe e fundit do të tregojë historinë e Cher pas suksesit të këtij turi deri në ditët e sotme.

Top Channel