Gerrard, shëtitje pas eliminimit

26/06/2012 20:40

Dy ditë pas eliminimit nga Euro 2012, Steven Gerrard u pa duke shijuar një shëtitje të qetë me familjen e tij, në një lagje rezidenciale në Liverpul, ku ai banon.

Kapiteni i “të kuqve”, i shoqëruar nga bashkëshortia e tij dhe dy vajzat gjashtë dhe 4-vjeçare u fotografua në dalje të një bari popullor në qytet.

Mesfushori ishte i veshur me një këmishë ngjyrë vjollcë, me xhinse dhe këpucë sportive.

Pavarësisht se shoqërohej nga dy vajza e veshura identikë dhe gruaja e tij Alex, në fytyrën e Gerrard dukej ende qartë zhgënjimi për eliminimin me penallti në Europian.

Për kapitenin e Liverpulit, zhgënjimi është i shtuar edhe nga vetëdija se kjo mund të ishte pjesëmarrja e fundit për të në një kompeticion madhor me kombëtaren.

Ai do të jetë 35 vjeç në zhvillimin e Botërorit të ardhshëm në Brazil 2014 dhe me karrierën drejt fundit, duket e vështirë që të jetë pjesëmarrës e aq më shumë që të realizojë ëndrrën e tij, për të ngritur lart një titull të madh me fanelën e kombëtares.

Top Channel