Rihanna “nxeh” fundjavën

25/06/2012 09:30

Rihanna mbylli Festivalin e Fundjavës në Hackney të dielën me një performancë që përfshinte disa nga këngët e saj më të njohura dhe sigurisht një veshje shumë ekstravagante.

24-vjeçarja e filloi performancën e saj me këngën Only Girl In The World. Më pas ndoqën këngët Disturbia dhe S&M të cilat i këndoi tek publiku pasi zbriti nga skena.

Më pas, këngëtarja tha se kishte një problem me mikrofonin dhe kërkoi ndihmën e një personi nga publiku që t’ia rregullonte në reçipeta.

Më pas në skenë këngëtares nga Barbados iu bashkua edhe Jay-Z.

Top Channel