Kur ishte e vogël Emma Stone vuante nga krizat e panikut. Këto kriza nisën kur ishte vetëm 8 vjeç dhe e bënin që të kishte frikë edhe të dilte nga shtëpia.

Aktorja, e cila për momentin është e zënë me promovimin e filmit të saj më të fundit ‘Amazing Spider-Man’, tregon momentin e saj të vështirë.

“Qëndroja pa lëvizur dhe nuk doja të dilja me shokët. Askush nuk e kuptonte se çfarë po më ndodhte”, thekson Stone në një intervistë për revistën ‘Vogue’.

23-vjeçarja arriti t’i kapërcente këto kriza me ndihmën e terapisë dhe që atëherë filloi të përqëndronte të gjitha forcat e saj në realizimin e ëndrrës që kishte: të bëhej aktore.

“Ngjitja në skenë i dha kuptim jetës sime. Doja që njerëzit të qeshnin dhe komedia u bë sporti im”, shton Emma Stone.

Në fund pranon se ende vuan nga kriza ankthi, por tashmë di si t’i kontrollojë.

Top Channel