Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Pas fitores në “Roland Garros”, tenistja ruse Maria Sharapova arriti një sukses të ri pa filluar “Wimbledon”.
Rusja do të përpiqet të fitojë Grand Slam e saj të dytë në bar dhe të pestin në karrierën e saj të suksesshme në kompeticionin e madh që do të nisë ditën e hënë, por ndërkohë, në mbrëmjen përpara startit të aktivitetit, ajo përmbushi të gjitha parashikimet, duke u shfaqur veçanërisht tërheqëse.
E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, 25-vjeçarja tregoi jo vetëm një formë të mrekullueshme fizike, por edhe forma që do t’i kishte zili çdo modele.

188 centimetra e gjatë dhe vetëm 59 kilogramë e shëndoshë, Sharapova është një model i përkryer i bukurisë femërore.
Diçka e tillë nuk mund të thuhet edhe për rivalet e saj kryesore, motrat Williams, që u paraqitën në ceremoni tërheqëse, por me hire të pakrahasueshme me atë të bukuroshes ruse.

Top Channel