Goca & Gra/ A i shkruajnë shumë gratë? Rrëfimi i imamit viral të rrjeteve sociale Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte Kompania koreano-jugore Samsung fitoi betejën e parë ligjore ndaj rivales Apple pasi një gjykatë në Holandë urdhëroi kompaninë amerikane që të paguajë një dëmshpërblim financiar kundrejt kompanisë paditëse.
Sipas gjykatës Apple ka kopjuar patentën e Samsung për mënyrën se si telefonat dhe kompjuterat tablet lidhen me internetin. Apple, e cila së fundmi u bë kompania më e shtrenjtë në botë, aktualisht po përballet me disa padi.
Disa muaj më parë ajo u gjobit me 2.3 milion dollarë nga autoritetet australiane për reklamë të rreme për aftësitë 4g të iPad-it të saj.
Dëshmpërblimi që do të shkojë për Samsung do të përllogaritet në bazë të shitjeve të iPhone dhe iPad të Apple në Holandë. Ndërkohë, kompania koreano-jugore ka përshëndetur vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre vazhdon të përfitojë me teknologjinë e vjedhur nga të tjerët.
Top Channel