Salma Hayek: Ëndërroja të merrja pjesë në Olimpiadë

20/06/2012 12:20

Ëndrra e Salma Hayek për të marrë pjesë në një Olimpiadë u ndërpre nga i ati i saj kur aktorja ende ishte në moshë të vogël.

Në moshën 9-vjeçare, meksikania ishte një gjimnaste e talentuar dhe u zgjodh për të përfaqësuar vendin e saj në një kompeticion grupmoshash.

“Më përzgjodhën në një skuadër olimpike ku do të qëndroja në një kolegj larg shtëpisë dhe do të stërvitesha atje, por babai nuk më la”, u shpreh aktorja e famshme hollivudiane.

“Ai mendonte se ajo rrugë do më privonte nga një fëmijëri normale dhe nuk më lejoi të bëhesha gjimnaste profesioniste”, shton Hayek.

“Por nuk arriti që të isha një vajzë normale sepse u bëra aktore”, përfundon me shaka Salma Hayek.

Top Channel