Sapo ka mbushur 1 vjeç, por duket se vajza e Pink po ndjek gjurmët e së ëmës.

Këngëtarja postoi në Twitter një foto të vajzës së saj që quhet Willow duke luajtur në një piano të vogël.

Pink e shoqëroi foton me komentin: “Willow ose ndryshe vogëlushja Beethoven.”

Të hënën, Pink e bëri edhe vajzën pjesë të albumit të saj më të fundit kur e mori për setin fotografik të tij. Për fansat 32-vjeçarja publikoi sërish në Twitter një foto nga ky set.

Top Channel