Stewart ndërron takat me “converse”

19/06/2012 17:40

Mungesa totale e dëshirës së Kristen Stewart për të mbajtur taka në paraqitjet e saj publike është e njohur.

Megjithatë, 22-vjeçarja bëri një zgjidhje të çuditshme në premierën australiane të filmit të saj të fundit, “Snow White and the Huntsman”, duke ndërruar këpucët e saj me taka, me një palë atlete “converse”.

E sikletosur mbi taka, protagonistja e sagës së “Twilight” u duk më në fund e çliruar kur mundi të kalonte në atletet e rehatshme, pas prezantimit dhe fotografive fillestare.

Ndërkohë, paraqitja e saj me një fustan të gjatë tepër dhe në formë të shkëlqyer, fitoi vlerësimet më të mira nga mediat rozë.

Në atë që është një prej filmave më të shumëpritur të vitit, Stewart luan përkrah disa aktorëve të tjerë të mëdhenj, përfshi Charlize Theron, Chris Hemsworth, Sam Spruell apo Sam Clafin.

Top Channel