Kate Upton, gjysmë nudo në kopertinë

19/06/2012 17:20

Kate Upton është një nga femrat më seksi në planet dhe e ka përforcuar këtë mendim të shumicës së njerëzve duke pozuar për revistën ‘GQ’ gjysmë e zhveshur dhe duke përdorur vetëm duart për mbulim.

Modelja 20-vjeçare e ‘Sports Illustrated’ ka realizuar këtë set fotografik me fotografin Terry Richardson. Në intervistën për revistën e meshkujve, Upton është shprehur se gjatë gjithë jetës së saj ka qenë “e veshur me shumë pak gjëra”.

“Jam rritur në Florida ku bën shumë nxehtë dhe gjithmonë isha e veshur me xhinse të shkurtra ose me bikini”, shprehet modelja, e cila ka plot 400 mijë ndjekës meshkuj në Twitter.

“E kam të qartë arsyen pse meshkujt më pëlqejnë. I di pikat e mia të forta dhe i shfrytëzoj ato”, thekson 20-vjeçarja.

Top Channel