Rita Ora tregon më shumë seç duhet

18/06/2012 11:55

Ajo është këngëtarja e momentit në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm, por ditën e dielë vëmendja nuk ishte në zërin e Rita Orës.

Vajza me origjinë shqiptare u ngjit në skenën e festivalit muzikor Lovebox në parkun Victoria të Londrës, por performanca e saj u “zbeh” nga një problem me veshjen që i tregoi gjoksin.

Gjithsesi, Rita Ora nuk e vuri re dhe vazhdoi të këndonte me një buzëqeshje drejtuar publikut.

Top Channel