Rikthehet pasioni mes Longoria-Cruz

18/06/2012 17:50

Eva Longoria dhe Eduardo Cruz “shkelmuan” të gjithë spekulimet për një krizë midis tyre, duke u shfaqur më të dashuruar se kurrë në plazhet e Monte Karlos dhe Spanjës, ku po kalojnë disa ditë pushimesh.

Më parë gjatë muajit, vëllai i Penelope Cruz u pa në shoqërinë e një biondeje të paidentifikuar në një plazh, duke i dhënë shkas spekulimeve për një krizë apo ndarje me aktoren e “Desperate Housewifes”.

Megjithatë, 37-vjeçarja dhe i dashuri i saj 11 vjet më i ri dukeshin të kënaqur dhe jashtëzakonisht të tërhequr fizikisht midis tyre, ndërsa shkëmbyen përkëdhelje të shumta në sytë e fotografëve që i ndiqnin.

Pas qëndrimit 2-ditor në Monte Karlo, aktualisht Longoria dhe Cruz janë zhndosur në plazhet e Malagës.

Prej më shumë se një viti bashkë, çifti u njoh në një festë të organizuar nga Penelope, pak pasi Eva kishte mbyllur martesën e saj të shkurtër me basketbollistin Tony Parker.

 

Top Channel