Një civil hebre dhe tre militantë mbetën të vrarë gjatë një sulmi në një zonë kufitare midis dy shteteve, lajmëruan burime zyrtare ditën e hënë.
Sipas raportimeve, disa njerëz të armatosur hapën zjarr mbi një grup punëtorësh, që po ngrinin një tel me gjemba në një pjesë të parrethuar të kufirit midis dy shteteve.
Pas të shtënave fillestare, një togë ushtarake e ndodhur pranë doli në mbrojtje të civilëve, duke neutralizuar tre prej militantëve.
Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, e konsideroi këtë ngjarje si një “përkeqësim turbullues”.
Mesa duket, militantët e armatosur kaluan nga rajoni i trazuar i Sinait egjiptian, në jug të Izraelit.
Sulmi ndodhi rreth 30 kilometra larg Rripit të Gazës, pranë fshatrave kufitare të Kadesh Barneas, Nitzanës dhe Beer Milkës.
Top Channel