Naomi Watts përgatitet për rolin e Princeshës Diana

15/06/2012 14:10

Naomi Watts do të jetojë në Londër në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për rolin më të madh në karrierën e saj. Aktorja do të interpretojë Princeshën Diana.

Filmi me titull ‘Caught In Flight’ do të nisë xhirimet muajin e ardhshëm dhe Watts kërkon që të jetë brenda ambientit ku ka jetuar Princesha Diana.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Naomi kërkon të hyjë në personazh para se të nisë puna.”

Filmi bazohet në dy vitet e fundit të jetës së Dianës.

Top Channel