Milla Jovovich i rikthehet aksionit

15/06/2012 11:20

Kur mendohej se Milla Jovovich i kishtë dhënë fund rolit të vrasëses së të vdekurve të gjallë, online ka dalë traileri i ri i sagës ‘Resident Evil’.

Klipi prej 2 minutash e gjysmë është plot skena të shpejta aksioni. Milla rikthehet me personazhin e Alisës, por kësaj radhe si një shtëpiake e lumtur që jeton me bashkëshortin dhe vajzën e vogël.

Kjo gjë ndryshon shpejt kur rrëmbehet edhe një herë tjetër nga Korporata Umbrella dhe rinis betejat e saj me zombit.

Filmi ‘Resident Evil: Retribution’ është filmi i pestë i sagës horror. Është xhiruar në 3D dhe pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 14 shtator të këtij viti.

Top Channel