Lamtumirë elefantë! Gjigantët drejt zhdukjes

15/06/2012 16:40

Në fillim të viteve 1980, popullsia e elefantëve në botë ishte prej rreth një milionë të tillë, por në tre dekada që prej atëherë, më shumë se 600 mijë u masakruan për të marrë prej tyre brirët e kushtueshëm të fildishtit.

Një studim i ri i Universitetit të Uashingtonit e vendos numrin e elefantëve sot në botë në rreth 400 mijë e shumta dhe kjo shifër është në reduktim të vazhdueshëm.

”Mallkimi” i elefantëve, briri i tyre i kushtueshëm, shitet në tregun e zi për 1 500 dollarë kilogrami dhe kjo është një shifër kolosale, duke pasur parasysh vendet me të varfëra të Afrikë apo Azisë, ku popullata e elefantëve është e përhapur.

Së fundmi, kreu i jetës së egër në Kenia, Julias Kipng’etich udhëtoi në SHBA për t’u përgjëruar për më shumë ndihmë për mbrojtjen e kafshëve, midis të cilave gjendja më alarmuese është tek elefantët.

Ai paraqiti shifra tronditëse, duke thënë se në dy dekadata e fundit, popullata e elegantëve në vend është pjestuar me dhjetë si pasojë e gjuetisë së tyre abuzive.

Idetë e reja për mbrojtjen e tyre përfshijnë ngritjen e rezervateve apo formimin e një force ndërkombëtare të armatosur për mbrojtjen e jetës së egër, por në një kohë krize, problemi i financimit të projekteve të tilla mbetet aktualisht i pakapërcyeshëm.

Megjithatë, pavarësisht miratimit të ligjeve të ndryshme, asgjë e rëndësishme nuk është bërë për të shpëtuar gjigantët, që nëse do të vazhdojnë të vriten me këto ritme, parashikohet të zhduken nga faqja e planetit brenda 20 viteve të ardhshme.

Kjo do të thotë se kafsha që ka populluar Tokën përpara se njeriu të ngrihej në këmbë dhe të zbulonte zjarrin, që mbi 60 mijë vjet më parë, tashmë po bëhet dëshmitare se si bashkëudhëtari i saj për mijërave vjet, njeriu, po e zhduk përfundimisht nga faqja e dheut.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta