Jennifer Lopez tregon format në koncert

15/06/2012 12:10

Jennifer Lopez ka nisur turin e saj botëror të quajtur “Dance Again” në Panama, mbrëmjen e kaluar.

Këngëtarja 42-vjeçare tregoi format në një kostum shumë të ngushtë transparent të zbukuruar me diamante për të mbuluar pjesët intime.

Gjatë turit botëror Jennifer Lopez do të veshë kostume të dizenjuara nga stilisti libanez Zuhair Murad.

Janë 6 kostume që Murad ka dizenjuar për portorikanen.

Pas koncertit në Panama, Jennifer do të udhëtojë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të nisë koncertet në Europë në muajin nëntor.

Top Channel