Historia e trishtë e Barbie me Ken

15/06/2012 12:45

Një set fotografik i titulluar In The Dollhouse (Në shtëpinë e kukullave) tregon se jeta e kukullës Barbie dhe partnerit të saj Ken nuk është aspak perfekte.

Fotografja Dina Goldstein ka përshkruar me anë të imazheve jetën e dy lodrave më të famshme në botë dhe kjo jetë nuk është si e imagjinojnë vajzat e vogla.

Ken paraqitet si një homoseksual që në jetën e përditshme bën të gjitha gjërat që supozohet t’i bëjë Barbie: lexon revista për femra, vesh këpucë me taka, ëndërron për momente intime me meshkuj dhe rruan këmbët në vaskë duke lënë duke pritur në tryezë partneren.

Kulmi vjen kur Barbie kthehet në shtëpi dhe gjen Kenin duke e tradhëtuar me një mashkull.

Në foton tjetër shihet Barbie që ka prerë flokët shkurt dhe është veshur me kostum meshkujsh për t’i pëlqyer sa më shumë Kenit.

Imazhi përmbyllës tregon Barbie-n të ulur në karrige, ndërsa koka në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA