Salma Hayek interpreton një striptiste në filmin e saj më të fundit me titull ‘Americano’ duke treguar se edhe pse në moshën 45-vjeçare ajo është në formë të shkëlqyer fizike.

Aktorja do të luajë rolin e Lolës në dramën franceze me regji dhe skenar të Mathieu Demy.

Në trailerin e filmit mund të shihet Hayek duke kërcyer rreth tubit me veshje shumë sensuale.

Filmi është shfaqur për herë të parë vitin e kaluar në Festivalin e Filmit në Toronto, ndërsa më 15 qershor do të shfaqet në të gjitha kinematë amerikane.


 

Top Channel