R. Kelly, 4.8 milionë $ borxh shtetit amerikan

14/06/2012 16:10

R. Kelly mendohet se i ka borxh shtetit amerikan plot 4.8 milionë dollarë pasi nuk ka paguar asnjë taksë në shtatë vitet e fundit.

Këngëtari nuk ka paguar taksa që nga viti 2005. Edhe pse tashmë “fatura” është e lartë R.Kelly ka besim se gjithçka do të zgjidhet.

Zëdhënësi i tij tha për tmz.com: “R. Kelly po mundohet të zgjidhë këtë çështje dhe ka besim të plotë se do e arrijë diçka të tillë.”

Ndërkohë, Kelly do të jetë i pranishëm në festivalin Reggae Sumfest në Montego Bay, që do të mbahet më 15-21 korrik.

Top Channel