Mila Kunis: Nuk më duket vetja tërheqëse

14/06/2012 20:20

Mila Kunis është votuar kohët e fundit nga lexuesit e ‘The Sun’ si femra më seksi në botë, por në një intervistë për tabloidin britanik aktorja nuk e kupton pse ka ndodhur kjo gjë.

Brunia deklaron se është sensi i saj i humorit dhe jo pamja e jashtme ajo që e bën të tërheqë vëmendjen e meshkujve.

“Më bëhet qejfi që kam fansa, por nuk më duket vetja tërheqëse. Gjithashtu nuk kam sjelljen sensuale që kanë disa femra, por kam shumë humor dhe kjo gjë më ka ndihmuar”, shprehet 28-vjeçarja që ka interpretuar në filmin ‘Black Swan’.

Mila ka lindur në Ukrainë dhe së bashku me prindërit e saj ka shkuar në SHBA kur ishte vetëm 7 vjeç.

“Prindërit janë krenarë për mua sepse kemi ardhur në Amerikë pa gjë në xhep dhe çdo sukses që arrij është i rëndësishëm për mua dhe për ata. Fillimisht nuk kanë dashur të bëhesha aktore sepse është një profesion i paqendrueshëm, por tani flenë të qetë sepse nuk shqetësohen më për karrierën time”, deklaroi Kunis.

Top Channel