Ish-spiunia ruse i dedikohet modës

13/06/2012 17:20

Një ish-spiune e Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB, ish-KGB), Anna Chapman, është duke korrur tashmë sukses në pasarelat e modës.

30-vjeçarja, e zbuluar nga CIA pas tentivave të saj për të infiltruar në rangjet e larta të funksionarëve amerikanë, së bashku me nëntë studentë bashkëkombas, u kthye në Rusi në 2010-n ne një operacion këmbimi me katër agjentë amerikanë të kapur në vend.

Pas disa angazhimeve politike, tashmë Chapman duket se ka vendosur t’i dedikohet plotësisht botës së “show-bizz” dhe pas disa pozave erotike në disa revista për meshkuj, tashmë po i vendos hiret e saj në shërbim të modës.

Stilistët Hikmet Eraslan dhe Dosso Dossi vendosën ta bënin pjesë të paradës së tyre në Turqi, ku Chapman u shoqërua në pasarelë nga dy meshkuj të veshur si agjentë sekrete.

E reja deklaroi se të gjitha paratë që grumbulloi nga pjesëmarrja në këtë eveniment, do t’i dhurojë për fëmijët e varfër të qytetit të Volgogradit.

Top Channel