Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori, kalon Zoe Saldana dhe Scarlett Johansson
Vetëm dy javë pas fejesës së saj me Liam Hemsworth, Miley Cyrus befasoi duke u fotografuar në një pishinë përkrah një mashkulli “misterioz”, intimiteti me të cilin duhet të jetë tepër shqetësues për partnerin e saj.
19-vjeçarja shkëmbeu disa prekje dhe gjeste që nuk lindin vend për dykuptimësi, ndërsa ndodhej në Majemi duke shijuar një ditë me diell.
Në një moment, aktorja dhe miku i saj afruan fytyrat vetëm disa centimetra nga njëri-tjetri, ndërsa flirtonin midis tyre e prekeshin nën ujë.

Në shikim të parë, Cyrus dhe miku i saj dukeshin tërësisht si një çift të dashurish, prandaj Liam ka të drejtë të kërkojë prej saj disa shpjegime të qarta kur të takohen.
Momenti në të cilin 18-vjeçarja u “kap mat” ishte veçanërisht i çuditshëm, pasi dy javë më parë, pas fejesës, ajo shprehej se kishte gjetur njeriun e jetës dhe se ishte thellësisht e dashuruar pas Hemsworthit.

Top Channel