Shkarkimi i mësuesve, debat në Komision

12/06/2012 00:00

Anëtaret e Komisionit të Medias, të cilët prej javësh po diskutojnë
Ligjin e Arsimit Parauniversitar kanë debatuar gjatë nëse duhet ose jo
që performanca e një mesuesi të vlerësohet nga notat që kanë marrë
nxënësit.

“Nuk mund të përcaktojë vetëm nota, cilësinë e mësimdhënies. Kjo mund të çojë në degradimin e sistemit. Eshtë njëlloj sikur gardiani të pushohet nga puna për shkak të vlerësimeve që mund t’i bëjë i burgosuri”, thotë deputeti demokrat Mark Marku.

“Çështja e arritjeve nuk barazohet dhe nuk ka lidhje vetëm me notën. Ai është një terren që ka lidhje me një sistem testimesh, vlerësimesh të brendshme dhe vlerësimesh të jashtme”, thotë Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit.

“Arritjet e ulëta të nxënësit janë përgjegjësi e mësuesit, por mund të ndodhë që mësuesi për këtë shkak të mos vërë fare nota të ulëta në klasën e tij dhe nxisim fiktivitetin”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.

Me pas deputetet jane ndalur tek neni 61, ku opozita ka kerkuar qe drejtori i nje shkolle, per shkarkimin e mesuesve te marre mendimin e Komisionit Përzgjedhes, qe ben propozimin per emerimet e tyre. Por propozimi i opozites nuk eshte marre parasysh.

“Unë besoj se ka një zgjidhje, nëse drejtori i institucionit arsimor vendos largimin pasi merr pëlqimin nga ky Komision”, thotë Leskaj.

Ne kete ligj, per here te pare emerimet e mesuesve dhe drejtoreve te shkollave nuk jane kompetence e Drejtorit te Arsimit ne nivel qarkut, por behen nga nje Komision Perzgjedhes, pjese e te cilit jane edhe mesuesit dhe pushteti vendor. Pjese e kesaj pakete jane bere edhe disa propozime te shoqerise civile, mes te cilave edhe kushtet qe Drejtuesit e Arsimit dhe te shkollave te mos jene ne forumet drejtuese partike, ne qender dhe ne baze.

Top Channel