“Gjurmët e Tebës”, drama që pasqyron përballjen mes ligjit dhe moralit, sillet në skenë brenda mureve të IEVP-Pojskë

16/05/2026 13:10

Brenda mureve të IEVP-Pojskë, u soll në skenë një histori që preku thellë zemrat dhe përcolli një mesazh të fuqishëm shprese, reflektimi dhe humanizmi.

“Gjurmët e Tebës” erdhi si një dramë që pasqyron përballjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të ecur drejt dritës. Përmes artit, u dëshmua edhe një herë se shpresa dhe ndryshimi mund të lindin në çdo rrethanë.

Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave që mbështesin rehabilitimin, reflektimin dhe zhvillimin personal përmes artit.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj vepre dhe për interpretueset që, përmes performancës së tyre, sollën emocion, reflektim dhe mesazhe të forta për jetën dhe shoqërinë.

Nën regjinë e regjisores Sonila Kapidani dhe me mbështetjen e kapelanes Viktorie Taja, shfaqja përcolli mesazhe shprese dhe fuqie transformuese, duke dëshmuar rolin e artit si instrument i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit.

Arti mbetet një urë shprese edhe aty ku jeta ka vendosur sfida më të mëdha.

Top Channel