Plagosja e policit Anxhelo Kumaraku, shpallet në kërkim autori/ Efektivi shoqërohej nga fqinji me “arrest shtëpie”, në momentin e ngjarjes kishte shkelur masën e sigurisë

18/05/2026 08:59
Foto Ilustruese

Pak pas mesnatës të së hënës, polici Anxhelo Kumaraku u plagos me armë zjarri.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin plagosjes në Shkozë.

Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, bëjnë me dije se polici ka qenë jashtë detyrës, teksa konflikti nuk ka të bëjë me detyrën e tij.

Në momentin e ngjarjes Anxhelo Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por që në momentin e ngjarjes e kishte shkelur.

“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin.

Në momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë. Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie.

 

Top Channel