Pojani feston me trëndafila, tradita e kultivimit mbijeton ndër breza në Maliq
12/06 16:09
Moti i paqëndrueshëm “përmbys” fundjavën në bregdetin e Durrësit, por ka dhe turistë që nuk dorëzohen.
Era e fortë dhe reshjet e shiut shoqëruan papritur mesditën e kësaj të shtune në vijën bregdetare të Adriatikut.
Plazhi u boshatis me shpejtësi nga pushuesit që shëtisnin qetësisht apo shijonin një kafe a drekë buzë detit.
Megjithatë ka dhe turistë të huaj, që kapriçot e motit nuk i konsiderojnë pengesë për të shijuar fundjavën në plazh. Ata shprehen se krahasuar me vendet e tyre të origjinës, temperaturat në Durrës mbeten sërish të favorshme dhe se nuk kanë ndërmend të lejojnë që shiu t’u prishë planet.
Top Channel